E PABESUESHME: KY BASKETBOLLIST AMERIKAN VJET ISHTE AFËR PONTE PRIZRENIT, POR TANI NËNSHKRUAN KONTRATË ME KËTË KLUB TË NBA [VIDEO]
Edhe pse mund të dukët e pabesueshme, por Ponte Prizreni sezonin qe sapo shkoi ishte afër transferimit të një basketbollisti tepër cilësor, shkruan Asistionline.com.
Është fjala për Matthew Fisher-Davis i cili luan në pozitën 3 dhe i cili vetëm për shkak të disa telasheve në dokumentacion nuk kishte mundur të udhëtojë për Kosovës për të i’u bashkuar Ponte Prizrenit.
Është pikërisht trajneri i mirënjohur kosovar ai që kishte arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë i cili gjatë kohës së marrëveshjes sapo ishte kthyer nga lëndimi që kishte pësuar në Ligën NCAA 1 më saktësisht me kolegjin Vanderbild.
Pas shumë hulumtimeve të bëra nga redaksia e Asistionline.com, Matthew Fisher-Davis fillimisht para lëndimit ishte etiketuar për transferuar te New York Knick por e gjitha nuk përfundon këtu.
Fisher-Davis tashmë ka nënshkruar kontratë profesionale me New York Knick, por akoma nuk dihet nëse do të luajë për ekipin e parë klubit apo skuadrën e dytë.
Është interesant të theksohet fakti se menaxher për Evropë i
Matthew Fisher-Davis është trajneri aktual i Ponte Prizrenit i cili praktikon edhe profesionin e agjentit të basketbollistëve, Arbnor Rifati.
Duhet theksuar se Matthew Fisher-Davis ka një mesatare për ndeshje prej 10,4 pikëve, 3,3 kërcimeve dhe 1,2 asistimeve./Asistionline.com.
Komentet janë të mbyllura.