Basketboll

EKSKLUZIVE: BASHKIMI AFËR EURO CUP, PËR ASISTIN FLET PRESIDENTI I KLUBIT PORTOKALLINJË

Prishtinë (AsistiOnline) – Pas ekipit të Prishtinës që e konfirmoi pjesëmarrjen edhe një ekip tjetër kosovar me gjasa do të luajë në Euro Cup për femra.

Bashkimi i Prizrenit po e shqyrton shumë seriozisht mundësinë që në stinorin e ri të luajë në garën e dytë më të fortë të basketbollit në Evropë për femra, Euro Cup.

Presidenti i Bashkimit, Rrahman Përteshi në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline, ka bërë me dije se klubi që ai drejton e ka marrë shumë seriozisht një ofertë të tillë dhe së bashku me stafin e skuadrës po punon që ëndrra e kahmotshme e basketbolldashësve prizrenas të jetësohet.

“ Ofertën nga Euro Cup e kemi pranuar me shumë dëshirë, ne jemi duke pritur gjatë javës së ardhshme nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë për ndihmë. Ndërsa Federata veçse ka shprehur dëshirën për të na ndihmuar në aspektin organizativ, që është një ndihmë e madhe, sa i përket ekipit ne jemi gati vetëm presim dhe nga sponzorat tanë një miratim dhe jemi “OK”, besoj se për pak ditë do të kuptohet a do të jemi pjesë e Euro Cup, gjasat janë të mira por të shohim”, tha Përteshi për Asistin.

Vlen të ceket se Bashkimi i Prizrenit është nën-kampionë aktual i Kosovës dhe me ardhjen e kryetarit të ri të klubit Rrahman Përteshi, Bashkimi po e përjeton kulmin e sukseseve.

Komentet janë të mbyllura.