Basketboll

BUJAR LOCI “DIVORCOHET” ME RAHOVECIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Bujar Loci më nuk do të jetë trajner i Rahovecit, kështu ka njoftuar faqja zyrtare e “vreshtarëve” në Facebook.

Loci që drejtoi Rahovecin në stinorin historik, ku klubi arriti për herë të parë në finale të Kupës dhe të Ligës, nuk ka arritur marrëveshje me klubin që të vazhdohet bashkëpunimi dhe kështu janë ndarë rrugët.

“Loci për 1 vit e gjysëm ka drejtuar skuadrën tonë në një rrugëtim jo të lehtë, deri te arritjet historike të sezonit të kaluar ku zhvillaum dy finale, atë të Kupës dhe Superligës. Drejtuesit e KB Rahoveci kanë zhvilluar një takim me trajnerin Loci, ndërsa me marrëveshje kanë vendosur qe të mos e vazhdojnë më bashkëpunimin.  Bordi, skuadra por edhe i tërë Rahoveci i është falenderues dhe mirënjohës Locit për kontributin dhe gjithçka cfarë ka bërë për basketbollin në vendin tonë.
I dëshirojmë skuksese Bujar Locit në rrugëtimin e tij të ardhshëm ndërsa momentet me të do të mbesin në analet e historisë për skuadrën tonë”, thuhet në komunikatën e Rahovecit.

Loci vije nga Peja dhe më parë ka drejtuar edhe KB Pejën, por ka qenë edhe si trajner në Përfaqësuesen e Kosovës, para pranimit në FIBA.

Komentet janë të mbyllura.