DREJTUESIT E FBK-SË BËJNË HOMAZHE TE VARRI I GAZMEND SINANIT
Sot u bën një vit nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani. Ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, një basketbollist dhe person i jashtëzakonshëm.
Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, me në krye Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Drejtorin e Përfaqësueseve, Granit Rugova, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule te varri i Sinanit.
Ata kanë kujtuar Gazin, si një lojtar, si një njeri i mirë dhe i dashur për të gjithë.
Sinani nuk do të harrohet asnjëherë nga adhuruesit e basketbollit.
Në nderim të tij, numri 15, është pensionuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës./FBK.
Komentet janë të mbyllura.