Basketboll

ZYRTARE: SUPERTALENTI KOSOVAR NËNSHKRUAN KONTRATË ME KOMPANINË E NJOHUR PËR MENAXHIMIN E BASKETBOLLISTËVE

Një nga basketbollistët më të njohur dhe më përspektiv kosovar, Edon Maxhuni ka nënshkruajtur kontratë me kompaninë e njohur për menaxhimin e basketbollistëve Entersport, shkruan Asistionline.com.

Entersport është kompani e fuqishmë e menaxhimit të basketbollistëve dhe përfaqësues I kompanisë për Evropë është Reed Nopponen.

Edon Maxhuni aktualisht luan për skuadrëne kolegjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skuadrën Long Beach State 49ers.

Duhet theksuar se kompania Entersport wshtw kompani e formuar nw SHBA dhe ka pwrqwllim afirimimin e talentwve tw basketbollit dhe afriminin e tyre drejt skuadrave tw NBA.

Kujtojmë që Entersport ndër shumë yjeve të basketbollit që i ka memaxhuar janë edhe emra si Andrei Kirilenko, Mehmet Okur, Tony Parker, Kevin Garnett, AC Green, Vlade Divac, Michael Cooper, Randy Foye, Dino Radja apo Jim Paxson./Asistionline.com.

 

Komentet janë të mbyllura.