EKSKLUZIVE/SAMIR ZEKIQI PËR ASISTIONLINE.COM: JAM LOJTAR I LIRË DHE KAM OFERTA NGA DISA SKUADRA! NGA KB TREPÇA NUK MË KA KONTAKTUAR ASKUSH….
Një nga basketbollistët më të mirë në basketbollit kosavar, Samir Zekiqi, momentalisht është lojtar pasi i ka skaduar kontrata me KB Trepça.
Samiri ishte bartës i lojës së skuadrës nga “Minatori” në sezonin e fundit, por ai gjatë një deklarate për Asistionline.com tha se momentalisht është lojtar i lire dhe se deri më tani askush nga zyrtarët e KB Trepça nuk e ka kontaktuar për rinovim të kontratës apo për ndonjë tentim marrëveshje për sezonin e ardhshëm.
“Kam disa oferta nga klubet kosovare, por deri më tani nuk kam vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën. Momentalisht jam lojtar i lirë dhe deri në këtë moment nuk më ka kontaktuar askush nga zyrtarët e KB Trepça për rinovim kontrate apo tentim marrveshje për sezonin e ardhshëm. Të gjitha ofertat jam duke i shqyrtuar por vendimin që do ta shoh të arsyeshme. Une vazhdimisht jame duke u stërvitur në mënyrë private për ta mbajtur formën dhe për të qenë i gatshëm për ndeshjet parakualifikuese të kësaj vere me përfaqësuesen A”, tha Samir Zekiqi, ekskluzivisht për Asistionline.com
Komentet janë të mbyllura.