Basketboll

PAK LËVIZJE NGA KLUBET KOSOVARE

Prishtinë (AsistiOnline) – Stinori i fundit në basketbollin kosovar, ka një kohë të gjatë që ka përfunduar, por shumica e klubeve kosovare si duket ende nuk janë ngopur nga pushimi.

Përkundër paralajmërimeve se do të ketë riorganizime të fuqishme përbrenda skuadrave për stinorin e ri, kjo në fakt ende nuk po shihet, ose ose po punohet në heshtje.

Rahoveci, Feronikeli dhe Lipjani, janë skuadrat e vetme të cilat kanë filluar me zyrtarizime për stinorin e ri.

“Industrialistët” që sivjet shkruajtën histori duke u inkuadruar në Superligë për herë të parë, kanë vazhduar kontratat me tre lojtarët e stinorit të kaluar, Arti Hajdarin, Muhamedali Janjevën si dhe Beqë Kovaçin.

Ndërsa, Rahoveci si nën-kampion i Kosovës ka zyrtarizuar trajnerin e ri, që do ti prijë skuadrës në stinorin e ardhshëm e që do të jetë Neven Plantak si dhe kanë bërë me dije se do të luajnë në FIBA Europe Cup. Ndërsa priten edhe përforcime në ekip, gjatë ditëve të  ardhshme.

Lëvizje pozitive ka pasur edhe tek Lipjani, që ka angazhuar dy basketbollistë amerikanë për stinorin e ri.

Skuadrat e tjera të elitës së basketbollit kosovar, nuk kanë lëvizur ende. Së paku jo zyrtarisht, por shpresojmë që një gjë e tillë të ndodhë dhe të kemi një edicion shumë të fortë në stinorin e ri.

 

Komentet janë të mbyllura.