FBK PËRSHËNDET MIRATIMIN E LIGJIT PËR TATIMIN E TË ARDHURAVE NË KORPORATA
Sot, deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) përshëndet miratimin në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata.
Miratimi i këtij amendamenti është shumë i rëndësishëm sepse i hap rrugën zbatimit të Ligjit për Sponsorizime në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë.
FBK-ja shpreson se, kjo do t’i inkurajojë bizneset që të investojnë në sport, pasi do të kenë më lehtë, derisa gjithashtu do të kenë edhe më shumë përfitime.
Miratimi i këtij ligji është jetik për shumë klube të basketbollit në Kosovë, që shpresojnë se do të ndihmohen nga donatorë të ndryshëm.
Kosova është vatër e talenteve, por që meritojnë përkrahje nga të gjithë./FBK.
Komentet janë të mbyllura.