Basketboll

PËRFAQËSUESJA HISTORIKE E KOSOVËS 3X3 PRITET NGA MINISTRI KUJTIM GASHI [FOTO]

Anëtarët e Përfaqësueses historike, janë sportistët e parë të cilët priten nga Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit pas miratimit të Ligjit për Sponsorizim

Në prag të nisjes për Rumani për ndeshjet kualifikuese të FIBA 3X3 Europe Cup, Përfaqësuesja historike e Kosovës 3X3 është pritur nga Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, Kujtim Gashi.

Në fakt, pjestarët e Përfaqësueses së Kosovës në 3X3 me Kordinatorin Agon Fehmiu dhe basketbollistët, Altin Sahiti, Arti Hajdari, Albatrit Berisha dhe Arian Mehmeti ishin sportistët e parë që u pritën në zyrë nga Ministri Kujtim Gashi pas miratimit të Ligjit për Sponsorisim i cili u miratua sot në Kuvendin e Kosovës.

Fillimisht, Ministri Gashi i’u uroi suksese Kosovës 3X3 në kualifikimet historike në FIBA 3X3 Europe Cup dhe siguroi Kordinatorin Agon Fehmiu se ministria e cila udhëheq do të vazhdojë të jetë në krah të kësaj Përfaqësueseje.

Nga ana tjetër, Agon Fehmiu fillimisht uroi Ministrin Gashi për miratimin e Ligjit për Sponsorimin dhe më pas e falenderoi për përkrahjen që ka dhënë për Përfaqësuesen e Kosovës 3X3.

Krejt në fund të takimit Agon Fehmiu i dhuroi Kujtim Gashit një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës 3×3 të cilën e veshi menjëherë ndërsa Ministri mysafirëve u’a dhuroi flamurin shtetëror të Kosoves.

Kujtojmë që Përfaqësuesja Kosovës 3X3 niset nesër në orët e para të mëngjesit për Konstanca të Rumanisë, kurse debutimin historik për kualifikimet e FIBA 3X3 Europe Cup do ta bëjë të dielën nga ora 09:25 ndaj Sllovenisë, ndërsa nga ora 10:15 do të ndeshet me Andorrës, dy kundërshtarëve në grup të Përfaqësueses sonë në këto kualifikime.

 

Komentet janë të mbyllura.