FILLOJNË GARAT NË FIBA 3×3 EUROPE CUP 2019, KOSOVA DEBUTON NESËR
Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme kanë lojërat në FIBA 3×3 Europe Cup 2019, ku do të marrë pjesë për herë të parë edhe Përfaqësuesja Kosovare 3×3.
Ditën e djeshme, në mbrëmje është bërë edhe regjistrimi i ekipeve dhe është mbajtur mbledhja teknike me Përfaqësueset dhe ju sjellim fotografi ekskluzive nga mbledhja e mbajtur me sqarimet për ekipe.
Sa i pëket ekipit tonë, Kosova ndeshjen debutuese dhe historike në këto gara e ka nesër ndaj Sllovenisë me fillim nga ora 9:25, përderisa ndeshjen e dytë të grupit e luan ndaj Andorrës pas një ore, konkretisht në ora 10:25.
Nëse Kosova nga këto dy takime e arrin vendin e parë, luan në fazën e dytë që mbahet pasdite.
Para ndeshjeve të nesërme, në taborin kosovar po mbretëron atmosferë fenomenale me në krye, Presidentin e Shoqatës së Streetballit Kosovar dhe njëherazi kordinatorin, Agon Fehmiu i cili po e udhëheq skuadrën.
Vlen të ceket se të gjitha takimet e Kosovës nesër, transmetohen ekskluzivisht në Platformën më atraktive në vend, Art Motion-Art Sport 3 në oraret e lartëcekura.
Komentet janë të mbyllura.