Basketboll

DEBUTIM HISTORIK, BILANC MODEST

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme Përfaqësuesja e Kosovës 3×3, luajti për herë të parë në garat ndërkombëtare, FIBA 3×3 Europe Cup 2019.

Këto dy ndeshje që zhvilloi Kosova 3×3, ishin historike për shtetin tonë, kjo pasiqë për herë të parë si shtet morëm ftesë për të garuar si reprezentacion dhe rezultatet nuk është se janë kulminante, por 1 humbje ndaj një super-fuqie si Sllovenia dhe 1 fitore ndaj një ekipi modest, që luan moti në gara të tilla, janë bilanc modest për ekipin kosovar.

Sa i përket ndeshjeve, emocionet e garimit për herë të parë, euforia, mbivlerësimi i kundërshtarit, por duhet pranuar se edhe forca apo cilësia e kundërshtarit bënë që ndaj Sllovenisë të humbisnim me një rezultat jo real 21:8.

Në ndeshjen e dytë, djemtë tanë e morrën veten dhe pa telashe arritën fitore para kohës 21:6 kundrejtë Andorrës që luan moti në gara të tilla dhe para nesh kishte përvojën e theksuar.

Me bilanc 1 fitore dhe 1 humbje, Kosova kthehet nga Konstanca e Rumanisë me kokën lartë dhe duke premtuar se në vitet e ardhshme do të kemi ngritje në cilësi për të synuar kalimin në faza më të thella.

Andaj, adhurues të Streetballit Kosovar bëhuni gati për një verë të nxehtë Korriku sivjet në 7 qytetet e Kosovës, sepse konkurenca dhe cilësia por edhe kënaqësia e adrenalina do të jenë në nivelin më të lartë.

Organizimi për Streetball Kosova 2019 po hyn në fazën finale dhe për detaje do të njoftoheni me kohë shumë shpejtë.

Komentet janë të mbyllura.