Basketboll

MBLIDHEN NË TAKIM VJETOR, TRAJNERËT DHE LOJTARËT E EUROLEAGUES

Prishtinë (AsistiOnline) – Bordi i garës më të fortë të basketbollit në Evropë, asaj të Euroligës ka mbledhur në takim vjetorë trajnerët dhe lojtarët e stinorit të ardhshëm.

Në këtë takim që ngjau në selinë e Euroligës, u diskutua për shumë gjëra të cilat janë në interes të lojtarëve dhe trajnerëve, por edhe të drejtat e tyre karshi ekipeve por edhe karshi vetë institucionit të Euroligës.

Sivjet pjesë e Euroligës, do të jenë 18 ekipe, përderisa Zeniti i Rusisë ishte ekipi që rrëmbeu biletën e fundit për pjesëmarrje nëpërmes “Wild Card”.

Së fundmi fituese e garës për edicionin 2018/19 është shpallur skuadra ruse, CSKA Moska.

Komentet janë të mbyllura.