Basketboll

RAHOVECI PREMTON SKUADËR TË DENJË NË EDICIONIN E RI

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit në stinorin e fundit ishte befasia më e këndshme në elitën e basketbollit kosovar.

Ekipi nga qyteti i “vreshtave” arriti që të kalonte në dy finale të basketbollit kosovar. Fillimisht kaloi në finale të Kupës por u mposht nga Prishtina, përderisa edhe në Superligë arriti në finale por u mposht pikërisht nga Prishtina.

E drejtuesit e skuadrës, pas sukseseve historike të stinorit të shkuar, sivjet i kanë rritur ambiciet. Përpos garave vendore, Rahovecin me gjasa do ta shohim në arenën ndërkombëtare, konkretisht në garën prestigjioze, FIBA Europe Cup.

Klubi rahovecian, deri më tani ka përzgjedhur trajnerin për stinorin e ri. Kroati Neven Plantak që edhe më herët ishte në Kosovë tek Trepça, do t’ju prijë “vreshtarëve” në stinorin e ri. Përderisa klubi ka paralajmëruar se për trajnerin Plantak do të jetë verë e ngarkuar, kjo pasiqë së bashku me bordin po vazhdojnë negociatat me shumë basketbollist vendorë e të huaj. Ndërsa është bërë me dije se përgaditjet për edicionin e ri fillojnë së shpejti.

 

Komentet janë të mbyllura.