Basketboll

KOSOVA U-18 FEMRAT, SOT STARTOJNË KAMPIONATIN EUROPIAN

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme, Kosova U-18 në konkurencën e femrave do të startojë në Kampionatin evropian Divizioni B, që do të mbahet në Maqedoni.

Ka rastisur fati që pikërisht ndeshja hapëse e Evropianit, të jetë ajo ndërmjet vashave tona dhe atyre të Sllovenisë.

Ndeshja e sotme nis në orën 14:15 dhe shpresojmë në rezultat sa më të mirë të vashave tona edhe pse duke marrë parasysh se janë më të reja në moshë se kundërshtaret e tyre, megjithatë, shpresojnë në paraqitje të mira. Synimi është një fitore në grup.

Kosova është në Grupin A, së bashku me Slloveninë, Estoninë, Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën.Në këtë Evropian marrin pjesë 24 kombëtare, që janë të ndara në katër grupe me gjashtë shtete. Tri kombëtaret e para do të kualifikohen në Divizionin A.Dy përfaqësueset e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, kurse vendi i pestë dhe i gjashtë në grupe do të luftojnë për pozitat 17-23.

Komentet janë të mbyllura.