KOSOVA(U-18 F) MPOSHTET NGA FINLANDA
Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurencën e femrave e ka pësuar edhe humbjen e radhës në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Ditën e sotme, vashat kosovare janë mposhtur nga Finlanda me rezultatin 37-93.
Më të dalluarat në fitoren e finlandezeve sot ishin, Katariina Taponen me 18 pikë si dhe Meri Damoiseaux me 16 pikë.
Tek Kosova s’mjaftuan për fitore, Dea Pushkolli me 11 pikë dhe Enisa Kamerolli me 9 sosh.
Me këtë humbje Kosova e mbyll Evropianin, por pritet ti zhvillojë edhe dy ndeshje tjera për plasman në ranglistë përfundimtare.
Komentet janë të mbyllura.