Basketboll

JA ORARI I KOSOVËS NË EVROPIAN, DARDANËT DEBUTOJNË NDAJ ESTONISË

Pas përgatitjeve në Prishtinë, Kosova U20 (M), nga 12 deri më 21 korrik do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Matosinhos në Portugali. 

Djelmoshat të udhëhequr nga Ibrahim Karabegu do të jenë në Grupin C, së bashku me Estoninë, Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë dhe Armeninë. 

Synimet e Dardanëve të rinj janë të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në këtë Evropian. Ndeshja e parë do të jetë ndaj Estonisë, derisa kundërshtarët e përafërt me Kosovën shihen Gjeorgjia dhe Armenia. 

Në këtë Kampionat Evropian marrin pjesë 21 Kombëtare, që janë të ndara në katër grupe, 3 grupe me Përfaqësuese dhe pikërisht Grupi C me 6, aty ku ndodhet edhe Kosova.  

Tri Kombëtaret e para do të kualifikohen në Divizionin A. Dy vendet e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi 3 dhe 4 do të luajnë për pozitat 9-16, kurse 5-6 për vendet 17-21. 

Orari 

E premte (12 korrik) 

17:00 Estonia-Kosova 

E shtunë (13 korrik) 

17:00 Kosova – Holanda 

E diel (14 korrik) 

19:15 Armenia-Kosova 

E hënë-pushim 

E martë (16 korrik) 

17:00 Kosova – Gjeorgjia 

E mërkurë (17 korrik) 

19:15 Kosova-Suedia 

Raporti: FBK 

Komentet janë të mbyllura.