Basketboll

KOSOVA(F) PËSOJNË EDHE NGA BULLGARIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës(U-18) në konkurencën e femrave, ka pësuar edhe humbjen e pestë në Evropianin – Divizioni B.

Vashat kosovare janë mposhtur nga ato bullgare në ndeshjen e cila luhet për plasman sa më të mirë në ranglistën përfundimtare për këtë kampionat.

Bullgaria ka ngadhënjyer sot ndaj vashave kosovare me shifrat, 61-83.

Në këtë humbje tek Kosova spikatën, Dea Pushkolli me 17 pikë e Arba Hashani me 15 sosh.

Tek bullgaret u dallua, Konstantina Kakogianni me 30 pikë.

Kosova këtë evropian e përmbyll nesër me ndeshjen që ua cakton renditjen përfundimtare në ranglistë për sivjet.

Komentet janë të mbyllura.