Basketboll

KOSOVA(U-20 M) DEMOLON ARMENINË NË EUROPIAN, PËR FITOREN E PARË NË GRUP

Prishtinë(AsistiOnline) –Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e meshkujve e ka arritur fitoren e parë në Kampionatin Evropian – Divizioni B, që po mbahet në Matosinhos të Portugalisë.

Djelmoshat tanë sonte kanë mposhtur ekipin e Armenisë me shifrat e thella 37-96, përderisa fitorja në të katër çerekët ishte e padiskutueshme për ekipin kosovar.

Në fitoren e djemve tanë sonte pikëdyshifrore arritën, Atik Koshi(20), Leon Neziri(14), si dhe Meriton Ismaili e Andi Vrapçani me nga 13 sosh secili.

Tek armenët u dallua vetëm, Aris Pehlivanian që realizoi 11 pikë.

Me këtë fitore Kosova tash në Evropian ka bilanc prej 2 humbjesh e 1 fitore, përderisa nesër është ditë pushimi.

Komentet janë të mbyllura.