KOSOVA(U-20) PËSON NGA GJEORGJIA NË EUROPIAN
Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovëa (U-20) në konkurencën e meshkujve ka pësuar edhe humbjen e katërt në Kampionatin Evropian – Divizioni B, që po mbahet në Matosinhos të Portugalisë.
Djelmoshat e Kosovës sot janë mposhtur nga lideri i grupit, Gjeorgjia që deri më tani nuk di për humbje në këtë kampionat.
Kosova në pjesën e parë u mbajt dukshëm, por në pjesën e dytë ra koncentrimi i lojtarëve tanë fhe gjeorgjianët e shfrytëzuan këtë për të arritur fitore 52-86.
Tek Kosova sot u dalluan, Dardan Kapiti me 10 pikë, si dhe Meriton Ismaili e Andi Vrapçani me nga 9 pikë.
Në fitoren e gjeorgjianëve më i miri ishte, Luka Maziashvili me 12 pikë.
Kosova ndeshjen e fundit në kampionatin evropian – B në fazën e grupeve e zhvillon nesër ndaj Suedisë.
Komentet janë të mbyllura.