Basketboll

PËRFAQËSUESJA A KA KONFIRMUAR DATAT E DY NDESHJEVE MIQËSORE NDAJ SLLOVAKISË

Përfaqësuesja A e Kosovës në muajin gusht do ti zhvillojë ndeshjet tepër të rëndësishme Parakualifikuese për Eurobasketin 2021, ndaj Luxemburgut dhe Britanisë së Madhe.

Dje në Asistin 389 ishte mysafir Drejtori i Reprezentacioneve, Granit Rugova i cili zbuloi edhe dy datat e dy ndeshjeve miqësore para ndeshjes ndaj Luxemburgut.

Kosova A me 20 dhe 21 Korrik do ti zhvillojë dy ndeshje radhazi ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, por Rugova tha se FBK është në negociata edhe Federatën e Baksetbollit të Shqipërisë për aranzhimin e një ndeshje miqësore me Kombëtaren “KUQEZI”./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.