ZYRTARE: ATIK KOSHI VAZHDON KONTRATËN ME RAHOVECIN

0

Prishtinë (AsistiOnline) – Atik Koshi do të jetë edhe një stinor lojtar i Rahovecit.

Kështu ka bërë me dije skuadra e Rahovecit, ditën e sotme nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.

Koshi do të jetë lojtar i “vreshtarëve” edhe për edicionin e ardhshëm.

Atik Koshi momentalisht është në Kampionatin Evropian – Divizioni B me Përfaqësuesen e Kosovës U-20, por ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës A.