KOSOVA ZHVILLOI EDHE MIQËSOREN E DYTË ME SLLOVAKINË
Përfaqësuesja e Kosovës A, zhvilloi dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim në Sllovaki.
Këto ndeshje janë shumë me rëndësi për të parë se ku qëndron forma e “dardanëve” për ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Dardanët do të ballafaqohen me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
Sa i përket ndeshjes së fundit me sllovakët, vendasit e Sllovakisë arritën fitore me rezultat 82:65.
Mikaile Tmusiq me 20 pikë dhe Lis Shoshi me 14 pikë, ishin më të dalluarit tek Kosova.
Dy ndeshjet miqësore i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të muajit gusht. Sfida e parë për Kosovën do të jetë ndaj Luksemburgut në udhëtim më 3 gusht.
Komentet janë të mbyllura.