KOSOVA(U-20 M) E PËRFUNDON EUROPIANIN E 18-TA
Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e meshkujve e ka përfunduar kampionatin Evropian – Divizioni B që u mbajt në Matosinhos të Portugalisë.
Në ndeshjen për vendin e 17-të kanë pësuar nga Rumania me rezultat 66:56, në një ndeshje me shumë kthesa.
Dardanët e rinj janë munduar të përfundojnëEvropianin me fitore, por nuk e arritën qëllimin, derisa kështu e përfunduan në vendin e 18-të nga 21 Kombëtare sa kanë marrë pjesë.
Ndaj Rumanisë, Leon Neziri, realizoi 12 pikë, derisa Dardan Kapiti dhe Rilind Krasniqi kontribuuan me nga 10.
Kosova gjatëkëtij Evropiani shënoi dy fitore, ndaj Armenisë dhe Luksemburgut, si dhe pësoi pesëhumbje, prej tyre katër në grupe.
Komentet janë të mbyllura.