Basketboll

MËSOHEN KUNDËRSHTARËT E FUQISHËM PËR KOSOVËN NË KUALIFIKIME PËR EUROBASKET

Sot në Munih është hedhur shorti për kualifikimet e Eurobasket 2021. Në këtë short, 32 kombëtare janë ndarë në tetë grupe me nga katër skuadra, duke përfshirë këtu edhe organizatorët, Republikën Çeke, Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Italinë.

Tri Përfaqësueset e para në grupe, do tëkualifikohen tutje, me përjashtim të atyre grupeve, ku janë të vendosura shtetet mikpritëse. Nga ato grupe, do të kualifikohet shtetet mikpritëse dhe dy kombëtare tjera.

Kosova fillimisht do të luajë në parakualifikime nëmuajin gusht ndaj Luksemburgut dhe Britanisë sëMadhe (ndeshje vajtje-ardhje) dhe nëse renditet e para, atëherë do të jetë në grup me Gjermaninë, Francën dhe Malin e Zi. Përveç vendasve (Gjermania) që e kanë të siguruar kualifikimin në raundin final, “Dardanët” për dy vende do të luftonin ndaj Francës dhe Malit të Zi.

Ndeshje kualifikuese përEurobasket 2021, do tëzhvillohen më 17-25 shkurt 2020, 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.

 

Komentet janë të mbyllura.