Basketboll

PËRFUNDON TURNEU I MITROVICËS: “AIR FORCE ONE” KAMPION, “L BISTRO HOUSE” NË SUPER-FINALE!

Ka përfunduar ditën e sotme edhe turneu i Mitrovicës në kuadër të edicionit të 20-të jubilar të Streetball Kosova 2019.

Në turneun e Mitrovicës që u mbajt tek liqeni artificial në Suhodoll të Veriut, interesimi nuk ishte në nivelin e pritur, për faktin se gara u mbajt në ditë pune, por erdha koha shumë e nxehtë që po mbretëron ditëve të fundit në vendin tonë, kjo bëri që ekipet të kishin më pak interesim.

Gara e sotme nisi me ekipet: Air Force One, Ibri, L Bistro House, The Hodors dhe Tigrat.

Ekipet e sotme ishin të gjitha në një grup. Duke bërë që në Mitrovicë të ketë dy ekipe finaliste nga faza e grupit dhe të mos ketë fare gjysmëfinale.

Në grupin A, L Bistro House ishte lidere e grupit, ku nga katër duele i fitoi që të gjitha. Në vendin e dytë, Air Force One që nga 4 ndeshje arriti tre fitore dhe pësoi një disfatë. Në vendin e tretë, The Hodors që kishin 4 ndeshje të luajtura, duke pësuar tre herë dhe fituar një herë. Në vendin e katërt e mbyllën Tigrat, poashtu me tre disfata e një fitore. Dhe si të fundit, ishin ekipi i Tigrave me tre disfata e një fitore.

Për shkak të vetëm një grupi, nuk ekzistonte mundësia automatike e krijimit të çifteve gjysmëfinale dhe kjo bëri që në finale të plasohen direkt, dy ekipet e para të grupit.

Pas dy ndeshjeve të luajtura në fazën e grupit, erdhi momenti i ngjarjes kryesore – FINALE.

AIR FORCE ONE – Në një anë me Altin Sahitin, Arti Hajdarin, Arian Memetin dhe Albatrit Berishën.

L BISTRO HOUSE – Në përbërje me Izet Tahirin, Musab Malën, Imer Tahirin dhe Arian Plluzhinën.

Në një finale që ishte shumë interesante, Air Force One e nisi me epërsi konstante pastaj ekipi mitrovicas nëpërmjet bomberit prizrenas Musab Mala arriti të ngushtonte ndeshjen minimalisht, por më pas Air Force One u ndez përsëri duke e fituar takimin në fund me shifrat 14-21.

Përkundër triumfit në turneun e Prizrenit “AIR FORCE ONE” do ta përfaqësoj vetëm Gjakovën në super-finale të Prishtinës. Ndërsa Mitrovicën në super-finalen e Prishtinës do ta përfaqësojnë nën-kampionët e mitrovicasve “L BISTRO HOUSE”.

Ndërsa deri vitin e ardhshëm, juve dashamirë të Streetbollit nga Mitrovica por edhe juve qytetarë që ishin prezent sot për ta parë spektaklin nga ekipet, ju falemderojmë përzemërisht dhe se do të vazhdojmë t’ju dhurojmë edhe spektakle të tjera në vitet e ardhshme.

Shihemi nesër, PEJA.

Komentet janë të mbyllura.