KOSOVA MPOSHT SHQIPËRINË NË MIQËSORE
Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë, ditën e sotme.
Kosova ka mposhtur vëllezërit nga Shqipëria edhe në ndeshjen e dytë me shifrat 88-71. Në një ndeshje që ju shërbeu të dyja ekipeve për të parë formën reale të lojtarëve.
Kosova dhe Shqipëria luajtën miqësore edhe një ditë më parë, ku Dardanët shënuan fitore 98:85.
Kosova ështënë grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021,ku fituesi kalon në rrethin e ardhshëm.
Komentet janë të mbyllura.