KOSOVA(U-18M) PËSON HUMBJEN E DYTË NË EVROPIAN

0

Basketbollistët e Kosovës U-18 kanë zhvilluar një ndeshje fantastike përballë Suedisë, por në fund janë mundur me rezultat 76:60 (20:18, 23:16, 7:10, 26:16).

Dardanët e rinj kanë luftuar mjaft fort në këtë duel, dhe në çerekun e katërt e afruan rezultatin në 50:48, por më pas ndodhi një rënie dhe suedezët shënuan fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, U-18 në Rumani.

Erhan Sholla dhe Albin Berisha shënuan nga dhjetë pikë për Kosovën.

Pa marrë parasysh humbjen, lojtarët e Kosovës nuk janë dorëzuar për asnjë moment në këtë përballje.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Austrisë, të dielën nga ora 13:00.

Sidoqoftë, Dardanët e rinj nuk kanë presion dhe kanë udhëtuar për të përfaqësuar sa më mirë vendin në këtë Evropian.