Basketboll

LËNDOHET LIS SHOSHI, MUNGON NË PARAKUALIFIKIMET E EUROBASKET 2021

Prishtinë (AsistiOnline) – Qendra pejane, Lis Shoshi do të mungojë në ndeshjet parakualifikuese që Kosova i zhvillon për Eurobasket 2021.

Njëri nga basketbollistët kryesorë të Kosovës, Lis Shoshi, është lënduar në ndeshjen e parë miqësore ndaj Shqipërisë dhe si pasojë do të mungojë në takimet parakualifikuese“Eurobasket 2021”.

Shoshi është lënduar në krahun e djathtë, derisa mjekët kanë konstatuar se ai nuk do të jetë nëgjendje të luajë në përballjet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, që zhvillohen nga 3 deri më 21 gusht.

 

 

Komentet janë të mbyllura.