RAHOVECIN ZYRTARIZON TRANSFERIN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit ka zyrtarizuar transferin e parë për stinorin e ri.
Nën-kampionët e Kosovës kanë prezantuar sonte, kroatin Jure Guninja si transferin e parë të skuadrës për stinorin e ri.
Guninja 26 vjeçar që luan në pozitën e alo-qendrës, stinorin e fundit ishte pjesë e ekipit nga kryeqyteti i Kroacisë Zagrebit, Bosco dhe kishte mesatare prej 6.6 pikëve e 3.4 kërcimeve për ndeshje.
Gunjina, përpos karrierës në kategorinë e dytë dhe të tretë të Spanjës, ka luajtur edhe në ligat elitare të Anglisë, Islandës e Kroacisë dhe pritet të sjellë risi të konsiderueshme në kampion rahovecianë.
AsistiOnline merr vesh se Guninja, ka ardhur në Rahovec me propozimin e trajnerit të ri të skuadrës së “vreshtarëve” Neven Plantak.
Komentet janë të mbyllura.