KOSOVA(U-18M) PËSON NGUSHTË NGA BJELLORUSIA
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurencën e meshkujve ka pësuar edhe humbjen e katërt në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Djelmoshat e Kosovës sot janë mposhtur ngushtë me shifrat 83-74 nga Bjellorusia.
Kosova në këtë takim luajti shumë mirë, por në momente kyqe ra koncentrimi dhe djelmoshat e rinjë u desh të pajtoheshin me humbjen.
Erhan Sholla me 21 pikë, Donat Rexhepi me 14 sosh, si dhe Albin Berisha me 12 sosh ishin më të dalluarit tek Kosova.
Kosova ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në këtë Evropian e luan nesër.
Komentet janë të mbyllura.