DEMIREL DO E PËRCJELLË NË “MINATORI”, NDESHJEN KOSOVË-BRITANI E MADHE
Më 7 dhe 8 gusht në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel.
Presidenti i FIBA Evropës vjen për shkak të organizimit të Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20.
Kjo është hera e parë që një Evropian i Divizionit B, organizohet në Prishtinë, derisa vizita e Demirel-it dëshmon për përkrahjen e tij për basketbollin e Kosovës, si dhe dëshmon përkrahjen për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), për punën që po bënë me gjenerata të reja.
Demirel do të shohë nga afër organizimin e Evropianit, kurse gjithashtu do të jetë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe, që zhvillohet më 7 gusht (e mërkurë, ora 20:30) në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Takimi zhvillohet në kuadër të parakualifikimevepër Eurobasket 2021.
Komentet janë të mbyllura.