Basketboll

ZYRTARE: PONTE PRIZRENI TRANSFERON SHUTERIN AMERIKAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit ka filluar me transferimin e lojtarëve për stinorin e ri.

Ekipi simpatik nga qyteti i Prizrenit, ka transferuar lojtarin amerikan, Ajay Sanders që luan në pozitën e shuterit(3/2).

Ajay Sanders i gjatë 1.93 dhe shquhet me efikasitet të lartë nga vija 6.75cm.

Lojtari në fjalë vjen nga ekipi i njohur amerikan Costal Carolina me mesatare 7.6 pikëve dhe 4.5 kërimeve në kompeticionin e shquar NCAA 1.

Ky është transferi i parë i Ponte Prizrenit sivjet.

 

Komentet janë të mbyllura.