DITË HISTORIKE PËR KOSOVËN: SOT NË PRISHTINË, NIS KAMPIONATI U-20(B) I FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të nisë kampionati Evropian – Divizioni B, U-18 në konkurencën e femrave.
Ky kampionat do të mbahet në kryeqytetin tonë, Prishtinë. Njëherazit sukses historik për Kosovën, pasiqë FIBA i ka besuar shtetit tonë, organizimin e një Kampionati Evropian prestigjioz siç është ai i FIBA-së.
Që nga sot 3 gusht e deri më 11-të të po këtij muaji, 12 shtete do të luftojnë për plasman sa më të mirë në këtë Evropian.
Arena të këtyre përballjeve, do të jenë Pallati i Sporteve(Bororamizi) dhe Palestra 1 Tetori, që të dyja në kryeqytet.
Kosova përballjen e sontme dhe debutuese e luan sonte nga ora 19:00 ndaj Turqisë. Përderisa hapja zyrtare e këtij Evropiani bëhet në ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Orari komplet i ditës së parë në këtë Evropian:
Komentet janë të mbyllura.