KOSOVA GJUNJËZOHET NË LUKSEMBURG
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, ka pësuar humbje të papritur në udhëtim tek Luksemburgu.
Përfaqësuesja jonë është mposhtur nga Luksemburgu me shifrat 88-80, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.
E gjithë rrjedha e lojës ishte e ngushtë, me ekipet të cilat herë njëri e herë tjetri ekip merrte epërsinë, përkundër kësaj në fund, Luksemburgu arriti të gjendej më mirë në lojë për ta fituar takimin në fund.
Tek Kosova pikëdyshifrore arritën, Dardan Berisha me 23 pikë, Divine Myles me 19 pikë, Mikaile Tmusic me 16 pikë, si dhe Drilon Hajrizi me 11 pikë, por s’mjaftuan për fitore.
Në fitoren e Luksemburgut u dallua, Alex Laurent me 22 pikë.
Kosova ndeshjen e dytë në parakualifikimeve e zhvillon më 7 gusht ndaj Britanisë në “Minatori”.
Komentet janë të mbyllura.