Basketboll

DITË PUSHIMI NË PRISHTINË, PËR KOSOVËN NË EVROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e dytë e Kampionatit Evropian U-20 – Divizioni B në konkurencën e femrave që po mbahet në Prishtinë, do të vazhdojë me ndeshjet e radhës.

Por, kjo ditë nuk do të jetë aktive edhe për Kosovën. Kjo pasiqë ekipi kosovar, ditën e sotme do të pushojë.

Ndërsa dy ekipet në grupin e Kosovës, Turqia dhe Rumania do të luajnë sot mes vete, në një ndeshje që nis në ora 16:30.

Të kujtojmë se Kosova, dje luajti ndeshjen e parë në këtë Evropian që po mbahet në Prishtinë dhe pësoi nga Turqia 87-49.

Ndeshja e radhës për vashat kosovare, do të jetë nesër kundër Rumanisë.

Komentet janë të mbyllura.