Basketboll

RAHOVECI ZYRTARIZON TELEVIZIONIN E KLUBIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skudra e Rahovecit, sot e ka bërë publik lajmin për themelimin e televizionit zyrtarë të ekipit.

AsistiOnline.com pati njoftuar ekskluzivisht për këtë lajm dhe pas pak ditësh, skuadra “vreshtare” doli edhe publikisht me lajmin se kryesia e klubit ka vendosur unanimisht, madje edhe ka punuar në hapjen e një televizioni personal të klubit.

“Një tjetër moment historik për qytetin dhe klubin zyrtarisht ka ndodhur sot.
KB Rahoveci dhe operatori ArtVision kanë nënshkruar marrveshje për themelimin e kanalit zyrtar të klubit, qe shenon një kthesë të madhe në sportin e Kosovës, pasi behemi klub i parë në histori të vendin tonë qe themelojmë televizion.
Zyrtarizimi i marrëveshjes është bërë në ambientet e klubit në prani të dy anëtarëve të bordit Bekim Hoxha dhe Isa Rama si dhe drejtorit të ArtVision Taulant Pallqa.
Kanali do të filloj transmetimin gjatë 48 orëve të ardhshme fillimisht në operatorin ArtVision dhe në Youtube, për tu zgjeruar më vonë edhe në operator tjerë.
Rahovec Channel📺do të transmetoj ndeshjet reprizë të skuadrës sonë, ndërsa nuk do të mungojnë, kronika, transmetime Live të seancave stërvitore e deri te gjithçka qe lidhet me basketbollistët dhe jetën e tyre.
Një hapsirë e veçantë do t’i dedikohet edhe grup moshave të reja ku klubi po punon për të siguruar transmetimin e ndeshjeve në kanalin zyrtarë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Rahovecit.

 

Komentet janë të mbyllura.