KOSOVA(U20F) PËSOJNË DISFATËN E DYTË NË EVROPIANIN NË PRISHTINË
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës në konkurencën e U-20 e ka pësuar disfatën e dytë në Kampionatin Evropian – Divizioni B, që po mbahet në Prishtinë.
Vashat kosovare, kësaj radhe janë mposhtur nga Rumania me shifrat 100-47. Në një ndeshje që nuk solli konkurencë që vlen të ceket, për faktin se rumunet kishin kualitete më shumë sesa vashat tona.
Në këtë ndeshje, tek Kosova u dallua vetëm Fjolla Ajeti që arriti pikë dyshifrore 12 sosh.
Tek Rumania në fitore më e dalluara ishte, Alexandra Ghita me 17 pikë.
Me këtë ndeshje, ka përfunduar faza e grupeve në këtë Evropian.
Komentet janë të mbyllura.