Basketboll

BRITANIA E MADHE ZBARKON ME KËTË EKIP NË KOSOVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Reprezentacioni i Britanisë së Madhe nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 ndaj ekipit tonë, Kosovës.

Para kësaj ndeshje, selektori i ekipit anglez, Nate Reinking ka publikuar ekipin përfundimtar me të cilin do të ndeshet ndaj Kosovës.

Përkundër se disa prej lojtarëve anglezë që luajnë në NBA apo edhe Euroleague nuk janë pjesë e kësaj liste, megjithë këtë ekipi anglez, shihet si favoritë i dukshëm krahas Kosovës dhe Luksemburgut në këto parakualifikime.

Në këtë listë nuk është përfshirë fare, ish-lojtari i Z Mobile Prishtinës, Andrew Lawrence.

Lista e Britanisë së Madhe:

Teddy Okereafor (Holargos, GRE)

Jamell Anderson (Leicester Riders)

Luke Enlson (Gran Canaria, ESP)

Kingsley Okoroh (Saenz Horeca, ESP-LEB)

Myles Hesson (Gravelines, FRA)

Kyle Johnson (Boulogne, FRA)

Mo Soluade (Legia, POL)

Dwayne Lautier (Bradley, NCAA)

Ashley Hamilton (London City Royals)

Robert Glichrist (Lulea, SWE)

Gabe Olaseni (s.Oliver, GER)

Conner Washington (Leicester Riders)

Jamie Smith (Bandirma, TUR)

Josh Steel (Surrey)

Komentet janë të mbyllura.