Basketboll

EKSKLUZIVE & ZYRTARE: GOLDEN EAGLE YLLI PËRFUNDON MARRËVESHJET ME DY AMERIKANË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit edhe sivjet do të hyjë me synim titullin e kampionit në elitën e basketbollit kosovar, shkruan AsistiOnline.com

Ekipi therandas që stinorin e shkuar, ishte njër ndër ekipet më të organizuara në Kosovë, hapat e njejtë si duket do ti ndjek edhe sivjet.

Kryetari i klubit nga qyteti i Therandës, Z.Naim Berisha në një bisedë për AsistiOnline, ka konfirmuar se Ylli tashmë ka filluar me riroganizimin e skuadrës për edicionin e ri, përderisa ekskluzivisht për Asistin ka zbuluar lajmin, se në ekipin e Yllit tashmë kanë transferuar dy lojtarë amerikanë.

“Risitë në ekipin tonë kanë filluar, veçse i kemi nënshkruar kontratat me dy lojtarë amerikanë dhe pritet që në ditët e ardhshme të vazhdojmë me risitë e radhës”.

Berisha foli për vazhdimin e kontratave dhe freskinë sa i përket lojtarëve vendorë.

“Sa ju përket lojtarëve vendorë, përveç Alban Veselit dhe Leonard Mekajt, lojtarët e tjerë do të vazhdojnë të mbeten pjesë e skuadrës, ndërsa ditëve të ardhshme do të ketë freski edhe tek lojtarët vendorë”.

Tutje Berisha foli, për mundësinë e përfshirjes eventuale të Yllit, në ndonjërën prej garave ndërkombëtare.

“Nëse do te mbahet Liga Ballkanike sivjet, kemi biseduar me kryesinë e klubit dhe do të marrim pjesë aty”.

Krejt në fund i pari i i klubit theranas, theksoi se dështimi që ju ndodhi vitin e kaluar në play off, nuk mund të përsëritet sivjet. Ai tha se edhe sivjet synim kryesorë i klubit do të jetë finalja e play off-it.

Komentet janë të mbyllura.