GOLDEN EAGLE YLLI PREZANTON FANELAT PËR STINORIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit nga Theranda, ka nisur me riformatizimin e klubit për stinorin e ri.
Ditën e sotme, klubi ka prezantuar fanelat zyrtare që do ti bartin lojtarët për stinorin e ri.
“Këto fanella na kthejnë në traditën e ngjyrave të klubit Verdhë e Zi, sikur kanë qenë gjatë pothuajse gjithë historisë së klubit. Ky dizajn dinamik që mobilizon fanelën për të fituar dhe bën lojtarin të duket si gladiator. Shqiponja e “Golden Eagle” rrin në ballë të fanellës për të treguar forcën dhe vendosmërinë. Dizajni u realizua nga dizajneri suharekas Arben Lezi, që e ka bërë punën vullnetarisht duke kontribuar profesionalisht në përgatitjen e klubit. Secili nga ne mund të japim diçka që e bëjmë më së miri për ta bërë klubin të jetë më i miri”, përfundon komunikata e klubit suharekas.
Komentet janë të mbyllura.