Basketboll

KOSOVA PËSON EDHE NË NDESHJEN E DYTË PARAKUALIFIKUESE PËR EUROBASKET

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e dytë e vlefshme për parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Ekipi kosovar është mposhtur sonte nga Britania e Madhe me shifrat 63-71, në një ndeshje që ishte tejet rivalizuese nga fillimi e deri në fund.

Në të katër çerekët, britanikët kishin epërsinë edhe pse të shkurtër, mbanin tempon e lojës në favorin e tyre dhe kjo bëri që ta fitonin takimin e sontëm dhe shumë të vlefshëm.

Tek Kosova sonte pikëdyshifore arritën vetëm Drilon Hajrizi(17) dhe Mikaile Tmusic(11).

Tek britanikët në fitore u dalluan, Gabriel Olaseni me 15 pikë e Luke Nelson me 14 sosh.

Tash Kosova ka pak gjasa, për të mos thënë fare në garën për ti arritur kualifikimet e Eurobasketit.

Komentet janë të mbyllura.