KOSOVA(U-20F) PËSOJNË HUMBJEN E RADHËS NË EVROPIAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e femrave, ka pësuar edhe humbjen e radhës në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Vashat kosovare kësaj radhe janë mposhtur nga Islanda 63-97, një humbje që ia vështirëson edhe më shumë gjërat Kosovës në këtë Evropian.
Tek Kosova sonte u dalluan, Fjolla Ajeti me 21 pikë e Astera Tuhina me 16 sosh.
Tek Islandezet u dallua, Dagbjort Karlsdottjir me 19 pikë.
Komentet janë të mbyllura.