KOSOVA(U-16M) PËSON EDHE NGA BULLGARIA
Prishtinë(AsistiOnline) – Dardanët e rinjë U-16 në konkurencën e meshkujve, kanë pësuar edhe një humbje në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Në këtë Evropian që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi, Kosova sot pësoi nga Bullgaria me shifrat 74-50.
Ndeshja nisi shumë e barabartë, madje deri nga mesi i çerekut të dytë, Kosova kishte avantazhin e lehtë, por pastaj bullgarët u rikthyen në lojë dhe e fituan takimin.
Albion Imeri me 14 pikë, ishte lojtari i vetëm që arriti pikë dyshifrore tek Kosova.
Tek bullgarët në fitore u dallua, Lyubomir Keremdchiev me 16 pikë.
Komentet janë të mbyllura.