Basketboll

CSKA-JA RRËMBEN TOP-LOJTARIN E MILANOS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një vale të madhe largimesh nga kampionët aktualë të Euroligës, CSKA Moska më në fund ka reaguar.

Rusët kanë transferuar në radhët e veta, fundorin e bujshëm amerikan Mike James.

James vije tek CSKA-ja, nga ekipi i qytetit të modës, Olimpia Milano dhe tek italianët James ishte pothuajse lojtari kryesorë i ekipit. Amerikani tek Milano kishte një mesatare prej 19.8 pikë për ndeshje.

James tek CSK-ja, pritet të jetë ndër lojtarët kryesorë, në tentimet e tyre për ta mbrojtur titullin e Euroligës.

Komentet janë të mbyllura.