Basketboll

EDHE NJË KONFIRMIM I LAJMIT TË ASISTIT: BUNJAKU NËNSHKRUAN ME YLLIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Valon Bunjaku edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Golden Eagle Yllit.

AsistiOnline.com raportoi ekskluzivisht paradite, për përfundimin e kësaj marrëveshje dhe kështu doli të jetë.

“Nuk ka qenë e lehtë të ndahem pas 2 viteve në Prishtinëm, mirëpo kushtet e ofruara nga Golden Eagle YLLI dhe projekti I trajnerit Arben Krasniqi, më kanë bindur të vi në Suharekë”, ka thënë Bunjaku.

Kur u pyet se ku sheh veten dhe ekipin këtë sezonë, ai ishte i qartë: “Me punën e trajnerit Arben Krasniqi, që është trajneri më i suksesshëm në Kosovë dhe njeh mirë mentalitetin e lojtarëve, por edhe me përforcimet e bëra, unë e shoh Golden Eagle YLLIN në luftë shumë serioze për titull”, citohet të ketë thënë Bunjaku për faqen zyrtare të therandasve.

Komentet janë të mbyllura.