Basketboll

EKSKLUZIVE & ZYRTARE: KHADIJA BROWN-HAYWOOD LOJTARE E BASHKIMIT(F)

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit në konkurencën e femrave e ka nisur trenin e përforcimeve të huaja.

AsistiOnline.com merr vesh ekskluzivisht nga burime pranë klubit prizrenas, se Khadija Brown është basketbollistja më e re e huaj në ekipin portokallinjë.

Khadija Brown-Haywood kthehet pas një viti te Bashkimi. Amerikania ka arritur marrëveshje me klubin dhe pritet të zyrtarizohet për edicionin 2019/20. Khadija ishte pjesë e Bashkimit në edicionin 2017/18 ku ndihmoi në kthimin e titullit në Prizeen pas shtatë vjetësh pritjeje.

Khadija së fundmi luajti në NCAA1 dhe edicionin 2017/18 që luajti tek Bashkimi, ka qenë lojtarja më e dalluar në Ligë.

Komentet janë të mbyllura.