MAXHUNI SOT NISI STËRVITJET ME GRAN CANARIAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i jashtëzakonshëm me prejardhje shqiptare, Edon Maxhuni ditë më parë ka nënshkruajtur kontratë me ekipin e madh spanjollë, Gran Canaria.
Edoni ditën e djeshme kishte udhëtuar drejt shtetit të Spanjës, përderisa sot iu është bashkuar ekipit spanjollë në stërvitjen e parë të klubit për sivjet.
Maxhuni ka nënshkruajtur kontratë një vjeçare me spanjollët, përderisa ka mundësi vazhdimi edhe për një stinor tjetër. Ai së fundmi ishte pjesë e kolegjit të njohur amerikan, Long Beach State.
Të kujtojmë se Edoni është edhe pjesë e Përfaqësueses A të Finlandës.
Komentet janë të mbyllura.