FIZIOTERAPEUTI ADMIRIM KRASNIQI, NËNSHKRUAN ME RAHOVECIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit po vazhdon me risi në skuadër për edicionin e ri.
Përpos kushteve të mira sportive, “vreshtarët” po mendojnë edhe për shëndetin e lojtarëve.
Fizioterapeuti Admirim Krasniqi, që njëherazi është edhe fizioterapeut i Përfaqësueses së Kosovës A, ka nënshkruajtur me Rahovecin kontratë një vjeçare.
Lajmin për nënshkrimin e kontratës me Rahovecin e ka bërë publike vetë Krasniqi, në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com
”Kam nënshkruajtur me Rahovecin për një stinor dhe rreth anës shëndetësore do të përkujdesem për lojtarët e ekipit, natyrisht që do ta jap më të mirën”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi së fundmi ishte fizioterapeut i skuadrës tjetër nga Superliga kosovare, Ponte Prizreni.
Komentet janë të mbyllura.