Basketboll

VESELI I BINDUR: SUPERKUPËN E SJELLIM NË RAHOVEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri i Rahovecit, Alban Veseli është i bindur në suksese me skuadrën e re.

Veseli që edicionin e fundit, luajti me skuadrën e Golden Eagle Yllit, shprehet i sigurtë se me skuadrën e Rahovecit nuk do të mungojnë në saje të punës që po bëhet.

”Kemi nisur përgatitjet herët dhe gjithçka po shkon sipas planit. Garojmë të motivuar në FIBA Europe Cup dhe besojmë se do të bëjmë lojëra të mira. Sa i përket synimeve, synojmë majat e Ligës Ballkanike dhe garat vendore”.

Tutje Veseli shtoi se Superkupa e Kosovës kësaj radhe do të shkojë në Rahovec.

“Para fillimit të garave e kemi Superkupën dhe besoj që do ta sjellim këtë Kupë në Rahovec”, u shpreh i bindur Veseli.

Para Rahovecit e Golden Eagle Yllit, Veseli ishte pjesë e Prishtinës dhe Pejës, duke fituar të gjithë titujt e mundshëm me ekipet në fjalë.

Komentet janë të mbyllura.