Basketboll

TREPÇA NË BISEDIME ME HAJRIZIN E MALËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës nga Mitrovica është duke bërë përpjekje që ta rikthejë në “Minatori” dyshen, Drilon Hajrizi e Musab Mala.

Faqja zyrtare e “xehtarëve” në Facebook sot ka bërë një postim, ku kërkon përkrahje financiare nga bizneset sidomos ato mitrovicase, sepse sipas tyre klubi po bën angazhim maksimal për ta rikthyer dyshen e sipërcekur më lartë në skuadër.

Hajrizi dhe Mala që më herët ishin pjesë e Trepçës, së fundmi i pari ishte pjesë e Bashkimit të Prizrenit, ndërsa i dyti luajti tek Lipjani.

Përpos Trepçës, lojtarët në fjalë janë në biseda edhe me ekipe të tjera nga elita e basketbollit kosovar, andaj në ditët e ardhshme pritet të dihet fati i tyre.

Komentet janë të mbyllura.